Përfundoi Konferenca “Qasja e re kurrikulare- sfidë e së ardhmes”

Lajme

Përfundoi Konferenca “Qasja e re kurrikulare- sfidë e së ardhmes”

Më: 16 prill 2014 Në ora: 16:58

Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Nehat Mustafa, mori pjesë në seancën përmbyllëse të punimeve të Konferëncës ndërkombëtare “Qasja e re kurrikulare- sfidë e së ardhmes”.

Zëvendësministri Mustafa me këtë rast theksoi se, vet emri i konferencës dëshmon më së miri se të dy ministritë e arsimit, e Kosovës dhe Shqipërisë, e kanë kuptuar se, qasja e re kurrikulare vërtetë është një sfidë shumë e madhe për institucionet e Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë, për ministritë e arsimit, për shkollat dhe drejtorët e arsimit.

Zëvendësministri Mustafa po ashtu tha se, është duke bërë një punë e madhe në përgatitjen e mësimdhënësve, e cila është identifikuar edhe si një nga sfidat kryesore gjatë kësaj konference, në mënyrë që të zbatohen më së miri doklumentet të cilat nxjerr nga institucionet tona.

Zv/ministri Mustafa, foli edhe për rëndësinë e katër komponentave, të cilat hyjnë në kuadër të licencimit të mësimdhënësve dhe të cilat ndërlidhen drejpërsëdrejti me implementimin e Kurrikulës së Re.

Zv/ministri Mustafa ndër të tjera tha se, bashkëpunimi në mes të dy ministrive të arsimit është në rrugën më të mirë dhe duke parë që funksionoi mirë me Abetarën e përbashkët Kosovë- Shqipëri, është menduar të shkohet me përafrimin e kurrikulave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat