KUR “Prishtina”: Mos pengoni punimet

Lajme

KUR “Prishtina”: Mos pengoni punimet

Më: 14 prill 2014 Në ora: 11:36

Kompania e ujësjellësit rajonal ”Prishtina” me rastin e investimeve në infrastrukturën e rrjetit të ujësjellësit, nëpër disa lagje, me qëllim përmirësimin e shërbimeve ndaj konsumatorëve, ka kërkuar nga banorët e lagjeve në të cilat është duke u investuar të mos pengojnë këto punime, pasi që sipas tyre, kjo po bëhet në të mirën e banorëve.

Sipas KUR “ Prishtina”, gjatë javës së kaluar ata kanë filluar implementimin e fazës së dytë të investimeve, e që këto investime kanë vlerën prej 17 milionë eurosh, donacion nga Komisioni Evropian.

Kjo fazë përfshinë rehabilitimin e rrjetit primar, sekondar dhe terciar të rrjetit të ujit të pijshëm, rehabilitimin e kolektorëve kryesorë dhe sekondar të ujërave të zeza, rehabilitimin e Fabrikës së përpunimit të ujit në Badoc, dhe marrjes së ujit nga penda e Badocit, si dhe mbrojtja e burimeve të ujit, në liqenin e Batllavës dhe Badocit.
Këto punime janë duke vazhduar edhe në ditët dhe muajt në vijim përfshirë lagjen Velania, Bregun e Diellit, lagjen e Muhaxhirëve, Dodona, si dhe pjesën më të madhe të Fushë Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat