Shtëpitë e reja, por i mbulon pisllëku

Lajme

Shtëpitë e reja, por i mbulon pisllëku

Më: 13 prill 2014 Në ora: 10:53

Ishin ndërtuar tërësisht për kthimin e komunitetit Rom, Ashkali e Egjiptas, nga kampet e pjesës veriore, por ato kanë filluar të shkatërrohen.
Në pjesën më të bukur të qytetit përgjatë brigjeve të lumit ‘Ibër’, dhe fidanishtes, shtrihet lagja e romëve. Ose në Mitrovicë njihet si mëhalla e romëve. Kjo është lagja më e urbanizuar e tërë qytetit të Mitrovicës.

Krejt rindërtimi i saj është kryer pas luftës me para të dhëna nga donatorë e institucione të ndryshme. Por, edhe pse e tillë, komuniteti RAE që e përbën këtë mëhallë, përballet me probleme të shumta. Ato janë të natyrave të ndryshme. Përveç me papunësi, banorët e kësaj lagjeje, thonë se kanë edhe telashe të tjera.

Lagja e cila është ndërtuar tërësisht viteve të fundit për kthimin e banorëve në trojet e veta nga kampet e pjesës veriore të Mitrovicës, çdo ditë po e humbë bukurinë e saj për shkak të papastërtisë. Mbeturinat e shumta gjenden pothuaj në çdo cep të saj. Ato po ia shëmtojnë pamjen kësaj zone.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat