Gani Geci përfundon në spital

Lajme

Gani Geci përfundon në spital

Më: 21 tetor 2026 Në ora: 16:49
Ish-deputeti Gani Geci

Ish-deputeti Gani Geci është duke marrë trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës.

Burime të medias bëjnë të ditur se Geci është paraqitur në spital gjatë ditës së djeshme, pasi ka pasur probleme me tensionin e lartë të gjakut.

Sipas të të njëjtave burime, ai ende nuk është liruar nga spitali dhe po vazhdon të marrë trajtim mjekësor.

Gjithashtu, pikërisht sot Gjykata e Apelit ia ka refuzuar ankesën e mbrojtjes së Gecit, ndaj vendimit për caktimin e paraburgimit nga Gjykata Themelore.

Siç ka mësuar media, kërkesa e mbrojtjes ka qenë që të anulohet vendimi i Themelores dhe që Geci të lirohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat