Ky është gjakovari që u arrestua dje nga policia serbe, prokuroria e Serbisë ia sajon brenda dite një akuzë për kinse krime lufte

Lajme

Ky është gjakovari që u arrestua dje nga policia serbe, prokuroria e Serbisë ia sajon brenda dite një akuzë për kinse krime lufte

Më: 18 prill 2024 Në ora: 19:59
Sadik Duraku

Një qytetarë i Kosovës nga Gjakova u arrestua dje nga policia serbe në kufirin mes Serbisë dhe Hungarisë.

Bëhet fjalë për Sadik Durakun nga fshati Damjan i Komunës së Gjakovës i cili jeton në Angli.

Duraku po vinte nga Anglia në drejtim të Kosovës dhe përderisa ka kaluar kufirin Hungarez është ndalur për tu marrë në pyetje nga policia kufitare serbe.

Media ka kontaktuar me një familjar të Sadik Durakut i cili ka dhënë detaje më të hollësishme rreth këtij rasti.

“Po unë jetoj në Kroaci dhe mua dje më ka  thirrë një avokat i shtetit nga Serbisa dhe më kanë informuar se është ndalur daja im nga policia e Serbisë dhe  ma kanë dërguar edhe një letër duke më thënë se ai akuzohet për krime lufte. Ata më kanë thënë se nesër daja im e ka seancën gjyqësore në Beograd dhe  unë tash jam duke u angazhu me marrë një avokat këtu në Kroaci sepse nuk ju besoj avokatëve serb” tha ndër të tjera familjari i të arresuarit.

Nipi i tij tha se daja i tij Sadik Duraku që nga paslufta ka udhëtuar me dhjetëra herë nëpër Serbi dhe asnjëher nuk ka pasur problem.

Në letrën e ndalimit thuhet se Sadik Duraku “është i dyshuar për kryerjen e veprës penale kundër popullatës  civile në atë mënyrë, ka arsye të dyshohet se, gjatë vitit 1999, një pjesëtar i UÇK-së ka rrahur, ngacmuar fizikisht dhe psikologjikisht dhe ka grabitur popullatën civile në zonën e Gjakovës, Prizrenit dhe Pejës”.

Ky vendim është nënshkruar nga prokurori publik serb për krime të luftës Vasilija Sarakliq.

Në datat e hartimit të kësaj akuze nga ana e prokurorisë serbe shihet qartë që gjithçka është e inskenuar brenda dite ashtu siç di të bëj shteti serb në vazhdimësi skenare të tilla ndaj shqiptarëve të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat