Shpërthimi në Prishtinë: Dyshohet se cak ishte vetura e reperit të njohur

Lajme

Shpërthimi në Prishtinë: Dyshohet se cak ishte vetura e reperit të njohur

Më: 12 prill 2024 Në ora: 09:07 Përditësuar në ora: 10:10 më 12.04.2024
Foto nga vendi i ngjarjes

Shpërthim në Prishtinë: Dyshohet se është cak ishte vetura e reperit Noga

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Lagjen e Universitetit, afër Fakultetit Teknik në Prishtinë.

Bazuar në burime, një mjet shpërthyes është hedhur sot në drejtim të veturës së reperit Agon Abdullahu, i njohur me emrin e artit ‘Noga’.

Vetura BMW ka pësuar dëmtime, ndërsa shpërthimi ka dëmtuar edhe disa vetura të tjera të parkuara në këtë zonë.

Forca të shumta policore kanë dal në vendin e ngjarjes.

Policia konfirmon shpërthimin në Prishtinë, ishte granatë dore dhe gjashtë vetura u dëmtuan

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen e njohur si të Universitetit në Prishtinë, ku gjashtë vetura janë dëmtuar.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci konfirmoi rastin derisa tha se bëhet fjalë për shpërthimin e një granatë dore.

“Rreth orës 07:00 është pranuar informata për një shpërthim në rrugën “Zekirja Cana” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para bëhet e ditur se si pasojë e shpërthimit nga fragmentet e mjetit shpërthyes gjashtë vetura janë dëmtuar përderisa nuk raportohet për pasoja në njerëz”, theksoi ai.

Borovci shtoi tutje se përgjatë kryerjes së ekzaminimit të vendngjarjes rruga është bllokuar për lëvizje ndërkaq njësia për menaxhimin e mjeteve shpërthyese ka bërë pastrimin e terrenit.

“Rezultatet e para sugjerojnë që mjeti shpërthyes të ketë qenë granatë dore, ndërkohë që policia po vijon me ndërmarrjen e veprimeve të tjera për ndriçimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, u shpreh ai.

----

Forca të shtuara policore janë parë sot në Lagjen e Universitetit në Prishtinë.

Ndërsa dyshohet për një shpërthim.

Ende nuk janë dhënë më shumë detaje.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat