Nagavci: Pushoftë në paqe profesoresha, Shqipe Bajçinca–Brestovci

Lajme

Nagavci: Pushoftë në paqe profesoresha, Shqipe Bajçinca–Brestovci

Më: 31 mars 2024 Në ora: 23:04
Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e profesoreshës së Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit, Shqipe Bajçinca–Brestovci.

Ajo, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se Bajçinca–Brestovci ka ligjëruar për dy dekada e gjysmë në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit të Universitetit të Prishtinës.

“Po ashtu, ishte e angazhuar në pozita të shumta në sport ku njëkohësisht ishte anëtare e Bordit Ekzekutiv të Komitetit Olimpik të Kosovës. Bajçinca–Brestovci ka mbajtur pozita shumë të rëndësishme në Federatën e Hendbollit të Kosovës”.

“Së fundi ishte kryetare e Shoqatës së Gjyqtarëve të Hendbollit dhe anëtare e Bordit të FHK-së. Po ashtu, ishte delegate e Federatës Evropiane të Hendbollit dhe ish-komisare e garave të FHK-së. Në emër të MAShTI-t, ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, miqve e bashkëpunëtorëve. Pushoftë në paqe profesoresha, Shqipe Bajçinca–Brestovci”, ka shkruar Nagavci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat