Dauti: Politika e jashtme britanike, amerikane dhe e BE-së është zbutur ndaj Serbisë

Lajme

Dauti: Politika e jashtme britanike, amerikane dhe e BE-së është zbutur ndaj Serbisë

Më: 20 mars 2024 Në ora: 19:41
Daut Dauti

Daut Dauti, gazetar në Londër sonte përmes një lidhje direkte tha se politika e jashtme britanike, amerikane dhe ajo e Unionit Evropian është zbutur ndaj Serbisë.

Ai u shpreh se ajo është bërë tejet liberale.

Sipas tij, nga kjo janë krijuar probleme në Ballkan.

“Jo vetëm politika e jashtme britanike, por edhe ajo amerikane dhe sidomos ajo e Unionit Evropian është zbutur jashtëzakonisht shumë, apo është bërë tejet liberale, matanë kufijve ndaj Serbisë, saqë nga kjo janë krijuar probleme në Ballkan dhe nacionalizmi serb ka ngritur krye dhe i kërcënon edhe fqinjtë”, është shprehur ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat