Ia vodhën 1 mijë euro, Jefta Aksiq nga Graçanica lavdëron policinë që i kapi hajdutët dhe QKUK’në për shërbimin pas atakut në zemër

Lajme

Ia vodhën 1 mijë euro, Jefta Aksiq nga Graçanica lavdëron policinë që i kapi hajdutët dhe QKUK’në për shërbimin pas atakut në zemër

Më: 15 mars 2024 Në ora: 11:13
Jefta Aksiq

Ishte mesnatë, kur persona të maskuar u futën në shtëpinë ku jetonte Jefta Aksiq, banor i Graçanicës.

Ai thotë se iu vodhën të gjitha paratë që i siguroi nga puna në Malin e Zi. Aksiq ka deklaruar se i njeh edhe hajdutët.

“Ishte ora 12:00 e natës, isha në shtëpi te shoku im. Kanë hyrë dy persona me maskë, thanë “plaçkitje, plaçkitje”. Kanë qenë mjete 1 mijë euro që unë kam punuar që të paguaja rrymën e gjëra të tjera. Tash nuk kam para asgjë”, ka thënë ai për televizionin publik.

Pas grabitjes, Aksiq përjetoi edhe atak në zemër. Ai shprehet i kënaqur me shërbimin në QKUK dhe reagimin e shpejtë të Policisë së Kosovës për t’i arrestuar hajdutët.

“Policia menjëherë i ka kapur hajdutët. Edhe shërbimi në QKUK ka qenë në rregull”, ka deklaruar ai.

Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, numri i vjedhjeve për vitin 2023 ishte 4 mijë e 164. Vjedhje të rënda 2 mijë e 747, kurse numri i grabitjeve 93.

Sipas një raporti të UNDP’së, 37.6 përqind e serbëve të Kosovës u deklaruan se ndjehen të sigurtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat