Policia e konfirmon aksidentin ku u godit për vdekje këmbësori, shoqërohet në stacion shoferja e dyshuar

Lajme

Policia e konfirmon aksidentin ku u godit për vdekje këmbësori, shoqërohet në stacion shoferja e dyshuar

Më: 26 shkurt 2024 Në ora: 15:05
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ku një këmbësor është goditur për vdekje nga një veturë.

Lajmin tashmë e ka konfirmuar për Sinjalin edhe Policia në Prishtinë, me ç’rast është e ditur se shoferja e veturës është shoqëruar në stacion policor.

“Sot rreth orës 12:40  kemi pranuar informatën se në rrugën  “Agim Ramadani” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë një këmbësor dhe një automjet.

Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori i cili nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti  ka ndërruar jetë.

Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku, ndërkohë që ngasësja automjetit është shoqëruar në stacion policor.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat