Ky është qytetari që dyshohet se i dha ryshfet policit të trafikut

Lajme

Ky është qytetari që dyshohet se i dha ryshfet policit të trafikut

Më: 24 shkurt 2024 Në ora: 17:11
Foto ilustrim

Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar zyrtarin policor, Tush Gjini, pasi i njëjti dyshohet për veprat penale keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe marrje ryshfeti. Përpos tij, tashmë është arrestuar edhe qytetari që dyshohet për dhënie ryshfeti.

Media mëson ekskluzivisht se i dyshuari është Veton Brahimaj, nga fshati Skivjan i Gjakovës.

Përmes një komunikate për media, IPK-ja njofton se veprimet hetimore janë ndërmarrë në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjakovë kurse të dyshuarit i caktuar masa e ndalimit për 48 orë .

“Në kuadër të këtij hetimi, me udhëzim të Prokurorisë së Gjakovës, IPK-ja kishte iniciuar procedurë penale ndaj qytetarit me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën  penale “Dhënia e ryshfetit” (duke i ofruar zyrtarit policor 1000 Euro) .

Hetuesit e IPK-së  në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit, do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat