Vdes profesori Moshe Landsman, bashkëthemelues i Psikologjisë në UP

Lajme

Vdes profesori Moshe Landsman, bashkëthemelues i Psikologjisë në UP

Më: 24 janar 2024 Në ora: 12:29
Moshe Landsman

Ka vdekur profesori izraelit, Moshe Landsman, i cili ka qenë bashkëthemelues i degës së Psikologjisë në Universitetin e Prishtinës.

Vitin e kaluar ai ishte nderuar nga MASHT për kontributin në zhvillimin e psikologjisë në Kosovë, veçmas për shëndetin mendor  dhe si burim jetik për shërbimet këshilluese dhe terapeutike.

Me rastin e vdekjes së tij, Qendra Kosovare për Rehabilitimin e Viktimave të Torturës ka shkruar se Landsman ka kaluar rolin e profesorit, por është shndërruar në figurë emblematike.

“Ai po ikën duken lënë gjurmë të thella, jo vetëm në fushën e dijes dhe nxënies, por edhe në shtytjen dhe inkurajimin e talenteve të reja drejt sukseseve të dëshmuara profesionale, në nivel shoqëror dhe shtetëror për Kosovën”, ka shkruar QKRMT.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat