Sheshel, mesazh serbëve: Jo në NATO, jo në BE, jo me ata që pranojnë Kosovën - çlirojeni Kosovën, Srpska dhe Srpska Krajinën

Lajme

Sheshel, mesazh serbëve: Jo në NATO, jo në BE, jo me ata që pranojnë Kosovën - çlirojeni Kosovën, Srpska dhe Srpska Krajinën

Nga: F.B. Më: 20 janar 2024 Në ora: 15:39
Sheshel

Në prag të largimit nga kreu i Partisë Radikale Serbe, lideri kontrovers nacionalist Sheshel ka disa amanete për popullin serb, që nga qarqet që e mbështesin vlerësohen si të fuqishme, ndërsa të cilat potencohen se “duhet thënë jo anëtarësimit në NATO, anëtarësimit në BE dhe jo të gjithë atyre qe kanë pranuar Kosovën, ndërkohë kërkon që një ditë të çlirohet e gjithë Kosova, Republika Srpska dhe Srpska krahina”, shkruan “Novosti” transmeton “Bota Sot”.

Sheshel i cili nga 12 maji që vjen do braktis kreun e radikalëve ka theksuar se këto janë amanetet e tij për radikalët edhe serbët në përgjithësi.

“Ju lë amanet nacionalizmin, demokracinë, republikën, lidhjen me Rusinë......Që një ditë herdo kur të çlirohet e tëtë Kosova, që të çlirohet e gjithë Republika Srpska dhe të çlirohet Srpska Krajina, përfshirë Dubrovnikun dhe shumë territore tjera të cilat APJ në vitet 1990 dhe 1991 i braktisi pa pas ndonjë arsye” - tha Sheshel, në emisionin javor “Në ring”.

Në insistimin e gazetarit se cilat janë linjat e kuqe që nuk duhen kaluar assesi në asnjë mënyrë, lideri radikal tha “pranimi i pavarësisë së Kosovës, anëtarësimi në NATO dhe në BE”.

“Janë tri çështje si vija të kuqe – jo anëtarësimit në BE, jo anëtarësimit në NATO dhe jo me ata që pranojnë pavarësinë e Kosovës” ka thënë Sheshel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat