Zbardhen detaje të reja: E lënduara është 23 vjeç, ka pësuar politraumë me lëndime të shumfishta

Lajme

Zbardhen detaje të reja: E lënduara është 23 vjeç, ka pësuar politraumë me lëndime të shumfishta

Më: 18 janar 2024 Në ora: 14:59
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një grua 23-vjeçe është lënduar si pasojë e rënies së çatisë së objektit të ri të Komunës së Prishtinës dhe e njëjta është dërguar në Emergjencën e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës për tretman mjekësor.

E lënduara është një 23-vjeçare dhe po vazhdon të trajtohet në Qendren Emergjente të QKUK-së, mëson Gazeta nga burimet e saja.

Edhe gjatë orëve të ardhshme, 23-vjeçares do t’i bëhen ekzaminimet e nevojshme mjekësore, për ta bartur më tej në Intenzivë, thonë burimet e Gazetës nga QKUK.

Për gjendjen e saj shëndetësore më herët ka folur edhe Avdyl Pacolli, shefi i Urgjencës së Prishtinës.

“Flitet për një paciente të gjinisë femrore e cila e ka pësuar një politraumë me lëndime të shumfishta, ndërkohë është në parametrat vital për jetën”, ka thënë Pacolli.

“Ekipet e qendrës së mjekësëisë urgjente kanë dalë në vendin e ngjarjes pas thirrjes së qytetarëve edhe të policisë”.

“Më pas atë e kanë dëgu në Qendrën Emergjentë pranë SHSKUK-së”.

“E njëjta është duke marrë tremtan në qendrën emergjente dhe është duke iu nënshtar ekzamnineve klinike-diagnostike”, tha tutje Pacolli.

Për rastin ka folur edhe Policia, e cila ka njoftuar se ngjarja ka ndodh sot rreth orës 13:00 në rrugën “Nora e Hotit”, në Prishtinë

“Një person ka marrë lëndime si pasojë e goditjes nga materiale që janë shkëputur nga çatia e një objekti”. 

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në informacionet e para është raportuar për një person të lënduar, femër, e cila është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

Policia është duke kryer hetimet e duhura për zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat