S’është pranuar ende raporti i institutit zviceran, shtyhet gjykimi për vrajsen me eksploziv

Lajme

S’është pranuar ende raporti i institutit zviceran, shtyhet gjykimi për vrajsen me eksploziv

Më: 27 dhjetor 2023 Në ora: 10:57
Foto ilustrim

Për shkak se instituti zviceran ende nuk e ka dërguar raportin e DVR të rastit, është shtyrë seanca e së mërkurës në Gjykatën Themelore në Gjakovë, në rastin ku Dod Gjikolaj akuzohet për vrasjen me eksploziv.

Kryetari e trupi gjykues, gjykatësi Ilir Rashkaj bëri të ditur se prokurorja e rastit, Ervehe Gashi ka kërkuar që seanca e sotme të shtyhet, me arsyetimin se instituti zviceran ende nuk i ka pajisur me raportin e incizimit (DVR) të rastit, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ndryshe, seanca e 17 nëntorit 2023, ishte ndërprerë me kërkesë të prokurores Gashi, me arsyetimin se Instituti i Cyrihut në Zvicër ka kërkuar origjinalin e incizimit (DVR) të rastit nga shkresat e lëndës dhe do të pritej raporti i tyre.

Sipas aktakuzës së përpiluar më 5 gusht 2022 nga Prokuroria Themelore në Prizren, i pandehuri Dod Gjikolaj, po akuzohet se më 14 tetor 2018, në fshatin Smolicë të Komunës së Gjakovës, ka privuar nga jeta të ndjerin H.A.

Aktakuza thotë se Gjikolaj kishte vendosur eksploziv në dyer të oborrit të H.A dhe me teledirigjues e ka aktivizuar, ku ka mbetur një person i vdekur dhe A.K i lënduar. Gjikolaj ngarkohet për “Vrasje të rëndë” dhe posedim të paautorizuar të materialit eksploziv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat