Zbulohet shuma, ja sa para ua premtoi Vuçiqi serbëve të Kosovës për të votuar për të

Lajme

Zbulohet shuma, ja sa para ua premtoi Vuçiqi serbëve të Kosovës për të votuar për të

Më: 17 dhjetor 2023 Në ora: 12:42
Banorët serbë të Kosovës janë nisur drejt Serbisë me autobusë dhe makina private.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq po e keqpërdorë buxhetin e Serbisë duke i paguar serbët e Kosovës që të votojnë për SNS-në.

Burime të Kp, bëjnë të ditur se serbët e Kosovës që votojnë për SNS-në, janë duke marrë nga 20 euro për derivate dhe një meditje modeste.

“Atyre u janë premtuar edhe nga 80 euro për çdo votë që e japin për SNS-në”, ka thënë i njëjti burim.

Në Serbi sot po mbahen zgjedhjet parlamentare, ndërsa edhe serbët nga Kosova kanë ushtruar të drejtën e tyre për të votuar atje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat