Serbia njofton zbulimin e 3 mijë e 400 migruesve ilegalë dhe arreston dy shqiptarë për shkak të kontrabandës

Lajme

Serbia njofton zbulimin e 3 mijë e 400 migruesve ilegalë dhe arreston dy shqiptarë për shkak të kontrabandës

Nga: F.B Më: 4 nëntor 2023 Në ora: 12:53
Foto ilustrim

Ministria e brendshme e Serbisë ka publikuar përmes një kumtese rezultatet e aksionit të saj shtatë ditor në pjesën kufitare me Hungarinë, sipas të cilit njoftohet zbulimi i 3 mijë e 400 personave migrues ilegal dhe arrestimi i dy personave për shkak të kontrabandës, shkruan “Beta”, transmeton “Bota sot”.

Dy shqiptar të Kosovës janë arrestuar me dyshimin se kanë qenë përfshirë në kontrabandë dhe furnizuar me armë këta persona, migrues ilegal numri i të cilëve arrin në rreth 3 mijë e 400, thuhet në njoftimin për aksionin e zhvilluar nga MPB e Serbisë.

Në kumtesën e lëshuar nga MPB, thuhet se migruesit e zbuluar ilegal janë zbuluar si persona të fshehur në zonat ndërkufitare, ashtu që përmes kontrabandës të kalojnë vendet e BE-së.

Nuk janë dhënë detaje rreth dy personave me prejardhje nga Kosova të arrestuar në këtë aksion, ndërkohë që thuhet se hetimi rreth dyshimeve ndaj tyre vazhdon.

Policia e Serbisë ka kryer një aksion kontrolli në terren në Suboticë, Kikindë, Sombor dhe Pirot ku ka zbuluar edhe një sasi armatimi prej 5 pushkëve automatike, 5 revole dhe mbi 1550 fishek të kalibrave të ndryshëm si dhe ka konfiskuar edhe 362 pasaporta të shtetasve të huaj dhe nje sasi të vogël të narkotikëve.

U konfirmua se në disa lokacione janë gjetur edhe shkalle të cilat migruesit i kanë përdor për të kaluar rrethojat metalike me tela gjembi në pjesën e kufirit hungarez-serb, përfshirë mjetet tjera ku janë fshehur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat