Rashiq: Një e treta e serbëve janë zhvendosur nga Kosova për shkak të Listës serbe

Lajme

Rashiq: Një e treta e serbëve janë zhvendosur nga Kosova për shkak të Listës serbe

Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 22:18
Nenad Rashiq

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ka akuzuar Listën Serbe, duke thënë se ka shkaktuar vetëm dëme për qytetarët serbë në Kosovë.

Rashiq e quajti atë “Lista antiserbe”, duke shtuar se si shkak i tyre një e treta e serbëve kanë ikur nga Kosova.

Është një përpjekje shumë e dobët sa i përket pastrimit të fytyrës. Unë te ju jam më i butë, në media serbe them se ata janë lista antiserbe, ajo ka bërë më shumë keq brenda 11 viteve se cilido organ tjetër, kjo po vazhdon. 1/3 e serbëve janë zhvendosur për shkak të tyre”, ka thënë ai.

Rashiq foli edhe për ndryshimet në kryesinë e Listës Serbe, duke thënë se janë ndërruar disa emra, por mendësia ka mbetur e njëjtë.

“Është tragjikomike, me çfarë arrogance po ndëshkohen qytetarët serbë të Kosovës, duke pasur të njëjtën metodologji, të njëjtën fotografi, të Vuciqit, duke i ndërruar vetëm disa emra që nuk do të thotë asgjë, metodologjia është e njëjtë”, tha ai.

Rashiq tha se kryetari i ri i kësaj partie, Zllatan Ellek, mund të jetë pak më ndryshe dhe se ka pak shpresa se ai do t’i trajtojë qytetarët më mirë.

“Vetëm janë ndërruar emrat, e kam vetëm një shpresë se Ellek është doktor, kam shpresë se do ta kujtojë betimin e Hipokratit, ku duhet t’i trajtojë të gjithë njerëzit barabartë. Nëse ka ndonjë element optimist, kam shpresë që Ellek do të jetë më shumë burrë, jo si deri tash duke nisur si Rakiqi, e kanë treguar veten që punojnë kundër interesave të qytetarëve”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat