“Wagner e xhihadistë islamik”/ Analisti serb bën parashikimin e frikshëm: Mund të ketë seri incidentesh në rajon

Lajme

“Wagner e xhihadistë islamik”/ Analisti serb bën parashikimin e frikshëm: Mund të ketë seri incidentesh në rajon

Më: 29 tetor 2023 Në ora: 08:11
Foto ilustrim

Analisti Dusan Janiç ishte i ftuar këtë të shtunë në emisionin “Review” në Euronews Albania, ku komentoi takimet në Bruksel të Kurtit dhe Vuçiç, në kuadër të planit për normalizimin e marrëdhënieve.

Janiç tha se tashmë çështja është si do regojë presidenti serb dhe a do të vijojë ai në rrugën e dialogut apo do të përshkallëzojë konfliktin në Kosovë.

Sipas tij ndërkombëtarët, duhet të jenë prezent në rajon për menaxhimin e situatës pasi ka indicie për një seri incidentesh dhe jo vetëm në Kosovë.

Janiç tha se në rajon dihet influenca e Putin, ku janë parë dhe mercenarë të Wagner, ndaj apeloi për vigjilencë dhe menaxhim të konflikteve të mundshme nga ndërkombëtarët dhe jo nga aktorët lokalë.

“Ne jemi dëshmitarë të një metodologjie të gabuar të përsëritur, patëm dhe një deklaratë të liderëve evropianë dhe ata duan të inkurajojnë Kurtn dhe Vuçiçin të implementojnë marrëveshjet. Ata po bëjnë thirrje që të diskutohet akoma drafti i propozuar. Presidenti Vuçiç e ka bërë të qartë se çdo gjë mund të vihet në tavolinë përveç njohjes së Kosovës. Lajm i mirë është puna që delegacionet e Britanisë dhe BE po bëjnë që të çmilitarizohet situata dhe tensionet të ulen. Për sa i përket Vuçiç ai është duke bërë të njëjtën gjë dhe duke implementuar të njëjtin strategji si Kurti. Vuçiç vazhdon me të njëjtën retorikë që thotë se nuk do ta njohë Kosovën.

Tani çështja është si do reagojë Vuçiç dhe opinion publik në Serbi sidomos pas sulmit terrorist në Banjskë. Tani çështja është që Vuçiç do të vazhdojë në bisedime për të arritur në një zgjidhje paqësore apo do të vijohet me destabilizim dhe një përplasje të armatosur.

Shpresoj që menaxhimi këtij konflikti të jetë në duart e ndërkombëtarëve.

Konfikti mund të mos jetë domosdoshmërisht mes Serbisë dhe Kosovës, por mund të kemi një seri incidentesh. Ne pamë qartësisht që sulmi në Banjskë u bë nga paramilitarë serbë, por dhe në manastirin e Zveçanit kemi parë xhihadistë islamikë, ashtu sikurse dihet ndikimi rus dhe prania e Wagner, ndaj në këtë aspekt është mirë që menaxhimi i konflikteve të bëhet nga ndërkombëtarët”, tha Janiç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat