Për shkak të mungesës së ujit prej tri ditësh, Gjykata Themelore në Prishtinë afër ndërprerjes së punës

Lajme

Për shkak të mungesës së ujit prej tri ditësh, Gjykata Themelore në Prishtinë afër ndërprerjes së punës

Më: 19 tetor 2023 Në ora: 16:14
Foto ilustrim

Tash e tre ditë Gjykata Themelore në Prishtinë është duke u përballur me mungesë të ujit të pijshëm.

Sipas kësaj gjykate kjo situatë ka vështirësuar gjendjen higjienike në objektet e Pallatit të Drejtësisë.

“Po ashtu vë në rrezik shëndetin e gjyqtarëve, stafit administrativ, të cilët pavarësisht kësaj gjendje të rëndë e cila është duke mbizotëruar në tërë objektin e gjykatës, të njëjtit janë duke vazhduar të punojnë”, thuhet në njoftim, transmeton KlanKosova.tv.

Tutje Gjykata Themelore e Prishtinës  kërkon nga autoritetet kompetente që të angazhohen në zgjidhjen e kësaj çështjeje dhe të marrin masa të menjëhershme për të furnizuar me ujë objektin e kësaj gjykate.

“Nëse nuk zgjedhet ky problem do të shqyrtohet seriozisht mundësia e ndërprerjes së punës, me qëllim të parandalimit të përhapjes së ndonjë epidemie eventuale”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat