E dhimbshme për familjen Ballata në Gjakovë, 59-vjeçari gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij

Lajme

E dhimbshme për familjen Ballata në Gjakovë, 59-vjeçari gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij

Më: 17 tetor 2023 Në ora: 17:25
Dukagjin Ballata

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Gjakovë, ku një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në rrugën ‘Ganimete Tërbeshi.

Sinjali mëson se viktima është 59-vjeçari, Dukagjin Ballata.

Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se kanë pranuar thirrje për ndihmë, pasi viktima ishte gjetur i shtrirë pa ndjenja dhe dyshohej se ishte në rrezik për jetën.

Ekipi mjekësor i Emergjencës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe pas ekzaminimeve për shenjat vitale, mjeku ka konstatuar se 59-vjeçari ka ndërruar jetë.

Në vendngjarje kanë dalë edhe njësitë policore të cilët kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe kanë marrë dëshminë e vëllait të viktimës, i cili e ka gjetur atë pa shenja jete.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion dhe me urdhër të prokurorit rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat