“Jemi naivë nëse themi që s’mund të ketë konflikt”, Mediu: Mund të kemi skenar të ngjashëm me Krimenë

Lajme

“Jemi naivë nëse themi që s’mund të ketë konflikt”, Mediu: Mund të kemi skenar të ngjashëm me Krimenë

Më: 30 shtator 2023 Në ora: 21:59
“Jemi naivë nëse themi që s’mund të ketë konflikt”, Mediu: Mund të kemi skenar të ngjashëm me Krimenë

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu, përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë në studion e News24 ka folur në lidhje me një takim të zhvilluar me kongresmenët Pete Sessions dhe Robert Aderholt, në kuadër të përgatitjes të Forumit të Sigurisë për Ballkanin.

Mediu u shpreh se u ka përcjellë kongresmenëve amerikanë shqetësimet për Kosovën, duke u transmetuar se ajo që ndodhi në Veri ishte një akt terrorist i mbështetur nga Beogradi.

Sipas tij armatosja e Serbisë nuk është e paqëllimshme, por është një politikë ofensive e qeverisë serbe, që mund të sjellë skenarë të ngjashëm me Krimenë dhe Gjeorgjinë.

“U kam përcjellë shqetësimet e Kosovës kongresmenëve amerikanë. Ajo që unë u përcolla është fakti se ajo që ndodhi në Kosovë ishte një akt terrorist i mbështetur nga qeveria e Beogradit. Armatosja e Serbisë nuk është pa qëllim. Është një politikë ofensive e ministrisë së mbrojtjes. Janë skenarë të ngjashëm me Krimenë dhe Gjeorgjinë.

Ne duhet të mbajmë një qëndrim të unifikuar dhe Tirana duhet të jetë zëdhënëse e qëndrimeve të Prishtinës. Nuk duhet të tregohemi naivë sa të themi se nuk do ketë një konflikt. Ndryshimet gjeopolitike do kenë ndikimet e tyre. Kosova dhe dialogu i saj janë një nga problemet më të mëdha momentalisht.

Rusia kërkon një tjetër vatër konflikti dhe ajo që po ndodh në Kosovë ka mbështetjen e edhe të Rusisë”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat