Vuçiq nuk i quan terroristë kriminelët që e vranë policin e Kosovës, ja çka thotë për Edi Ramën

Lajme

Vuçiq nuk i quan terroristë kriminelët që e vranë policin e Kosovës, ja çka thotë për Edi Ramën

Më: 27 shtator 2023 Në ora: 21:58
Aleksander Vuçiq

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thënë sot se sulmuesit e policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit nuk janë terroristë.

“Për mua, si president i Serbisë, ata njerëz nuk mund të jenë terroristë. A mund ta justifikoj vrasjen e një polici… nuk ka asnjë arsyetim dhe për këtë, autoritetet shtetërore serbe do të ndërmarrin hapa”, tha Vuçiq për Radiotelevizionin Serb.

Siç raportojnë mediat, Vuçiq i po ashtu tha se tani “ka shumë më tepër informacion” sesa në ditën e sulmit, kur për herë të parë iu drejtua publikut në Serbi.

“Ne do t’u kërkojmë atyre të na tregojnë pamjet me dron se si u vra polici. Vrasja nuk ishte e planifikuar”, tha ai.

Ai ka thënë se Serbia sot ka shpallur Ditë të Zisë për të gjithë serbët e vrarë, si dhe për policin e Kosovës në veri të Kosovës.

 “Serbia vendosi për shkak të ngjarjeve tragjike në Kosovë, për shkak të vdekjes së të gjithë njerëzve. Nga pikëpamja e Kushtetutës së vendit tonë, të gjithë janë qytetarë të vendit tonë. Serbia ka ditë zie për tre serbët e vrarë dhe policin e vrarë. Mendoj se është një vendim i civilizuar dhe serioz”, tha Vuçiq.

Vuçiq i është përgjigjur edhe deklaratës së kryeministrit shqiptar Edi Rama se Dita e Zisë është “sinjali më i keq që mund të dërgojë Serbia”, duke thënë se Rama nuk po thotë të vërtetën.

“Është e vërtetë se komunat serbe në veri të Kosovës kanë shpallur zi vetëm për serbët e vrarë. Ne e kemi shpallur për të gjithë. Nuk është hera e parë që Rama nuk e thotë të vërtetën”, tha Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat