Ishte zhdukur prej 11 ditësh, gjendet në gjendje të rëndë burri nga Skenderaj

Lajme

Ishte zhdukur prej 11 ditësh, gjendet në gjendje të rëndë burri nga Skenderaj

Më: 11 gusht 2023 Në ora: 11:32
Ukshin Ademi

Njëmbëdhjetë ditë pas zhdukjes është gjetur i gjallë Ukshin Ademi nga Kozhica e Skenderajt.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët për portalin rajoni.org.

Ata kanë bërë me dije se familjari i tyre është gjendur në gjendje të rënë shëndetësore.

Familjaret kanë treguar se Ukshini është gjetur në frashtin Zhilivodë të komunës së Vushtrrisë.

Ata kanë treguar se familjari i tyre është gjendur i rraskapitur dhe i paushqyer.

I njëjti tashmë është duke marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat