Vuçiq për mediat në Sarajevë: Nuk bëj lojëra të dyfishta për çështjen e Kosovës

Lajme

Vuçiq për mediat në Sarajevë: Nuk bëj lojëra të dyfishta për çështjen e Kosovës

Më: 4 gusht 2023 Në ora: 11:08
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Serbia gjithmonë respekton integritetin territorial të BeH, Marrëveshjen e Dejtonit dhe Kushtetutën, si dhe të drejtat e tre popujve përbërës dhe dy entiteteve në Bosnje, duke theksuar se nuk luhen lojëra të dyfishta as me Bosnjen e as me Kosovën.

“Unë gjithmonë jam shumë i sinqertë dhe i drejtë. Kurrë nuk luaj lojëra të dyfishta, as për çështjen e Bosnjë-Hercegovinës, as për çështjen e Kosovës, as për asgjë tjetër”, ka thënë Vuçiq për “Avaz” të Sarajevës.

Ai deklaroi se Serbia është e gatshme t’i ndihmojë të gjithë, por populli i Republikës Srpska kërkon dhe pret ndihmën dhe mbështetjen e saj, duke shtuar se Serbia do të ndihmojë njerëzit nga RS, por edhe ata nga mjedisi boshnjak.

“Le të themi, nëse më pyet për konsullatat, nëse dëshiron të hapësh një konsullatë të BeH në Nish, Krushevc, vazhdoni… Ne i kemi dhënë të gjitha lejet në Novi Pazar, kështu që çfarë të doni është e mundur. Për ne kjo është çështje e marrëdhënieve normale, racionale kombëtare”, tha Vuçiq.

I pyetur për sanksionet e SHBA-së kundër zyrtarëve serbë, si dhe drejtorit të Agjencisë për Siguri dhe Informacion (BIA) Aleksandar Vulin, Vuçiq tha se nuk dëshiron të flasë më për këtë dhe vetëm ka thënë se duhet gjetur një zgjidhje se si të tejkalimi i pengesave ekonomike dhe politike që dalin prej saj.

Ai hodhi poshtë akuzat se Serbia është “një faktor jostabiliteti në rajon”.

Ai theksoi se nisma “Ballkani i Hapur” është e ardhmja dhe se gjithçka varet nga sa njerëz të zgjuar në rajon që do të mblidhen rreth kësaj ideje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat