Drejtori i Policisë: Policia në mënyrë profesionale i ka larguar turmat në veri

Lajme

Drejtori i Policisë: Policia në mënyrë profesionale i ka larguar turmat në veri

Më: 19 korrik 2023 Në ora: 23:56
Foto nga vendi i ngjarjes

Situata e sigurisë në veriun e Kosovës vazhdon të jetë e tensionuar, por pavarësisht kësaj, Policia e Kosovës me përkushtim e profesionalizëm është duke i kryer detyrat e saj ligjore për të siguruar rend e ligj. Kështu ka deklaruar në emisionin “Prime” në RTK, komandanti i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, i cili dha detaje shtesë lidhur me protestat e fundit të qytetarëve serbë në veri.

“Situata në veri të Kosovës dallon nga pjesa tjetër e Kosovës për shkak të specifikave dhe grupeve kriminale që veprojnë që një kohë të gjatë. Edhe menaxhimi nuk është fare i lehtë, por falë policëve tanë, kemi fituar një betejë të gjatë që po zhvillohet atje. Kemi arritur në njëfarë forme të garantojmë siguri për qytetarët e po ashtu të kemi prezencë të policëve tanë rreth kufirit të Kosovës me Serbinë”, tha Hoxha.

Sipas drejtorit të Policisë, i cili ishte për herë të parë në RTK prej se e ka marrë detyrën, qytetarët e pjesës veriore kanë filluar të bashkëpunojnë ngushtë me policinë.

Ai tha se Policia e Kosovës nuk bënë operacione ad-hok, por e analizon situatën i përgjigjet me plan operativ. Ai tha se edhe me 26 qershor, policia ka zbatuar ligjin dhe urdhrin e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal për t’i asistuar kryetarët e komunave që të shkojnë në objekte.

Hoxha përmendi edhe faktin se policia ka qenë në perimetër të komunave, dhe se vazhdimit ishte e rrezikuar.

“Roli dhe detyrat e Policisë së Kosovës dhe KFOR-it kanë qenë të ndara. A ka pasur rrezik?, ka pasur rrezik për të gjithë. Mirëpo me truma të njëjta ne jemi ballafaquar. Policia e Kosovës ka arritur që në mënyrë profesionali t’i largojë ato turma nga hyrja e objekteve komunale dhe pa asnjë dëmtim tek Policia e Kosovës dhe te qytetarët është kryer detyra. Nuk mund të garantojmë sigurt që nuk mund të kishte pas viktima ose pasoja të rënda, mirëpo Policia e Kosovë ka qenë e përgatitur profesionalisht për t’i kryer detyrat e saj”, tha Hoxha.

Komandanti u përgjigj edhe në pyetjen se cila ditë ishte më e rrezikshme për policinë, e premtja kur ishin vetëm Policia e Kosovës, apo dita e hënë kur ndërhyri KFOR-i, i cili edhe u sulmua nga qytetarët e dhunshëm serbë.

“Ditën e hënë me datë 29 grupet kriminale kanë qenë të përgatitura për të sulmuar qoftë Policinë e Kosovës qoftë KFOR-in. Roli ka qenë i ndarë dhe pastaj KFOR-i ka marrë për detyrë që të sigurojë perimetrin e jashtëm të objektit komunal në Zveçan, pastaj ka ardhur deri te konfrontimi. Edhe pse ka pasur një tentativë të gjatë për negocim me krerët që i kanë prirë protestës, fatkeqësisht nuk kanë arritur të gjejnë një mirëkuptim, andaj është dashur të lëvizë KFOR-i për të krijuar një korridor para objektit të komunës dhe mandej ka ardhur deri te hedhja e koktej mollotovit, bombave dhe shokbombave”, tha Hoxha.

Ai tha se ka qenë një koordinim i Policisë së Kosovës me KFOR-in, mirëpo KFOR-i ka vepruar në bazë të mandatit të tij.

”Sipas komandantit të KFOR-it ai ka dashur me e parandalua një konflikt të hapur në mes të Policisë dhe protestuesve të dhunshëm atë ditë. Ky ka qenë një vendim i komandantit të KFOR-it për të qenë në mes të policisë dhe protestuesve”, deklaroi Hoxha.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka deklaruar se shefi i hetimeve, Shemsi Haziri nuk është shkarkuar nga detyra, por është sistemuar në një pozitë më të lartë. Ne RTK “Prime”, ai tha se risistemimi i Hazirit s’ka të bëjë me hetime e zyrtarëve të lartë, por ai është avancuar në pozitë. Sipas tij, nuk ka mundësi që politika të ndërhy në emërime dhe sistemime policore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat