Për shkak të protestës së paralajmëruar, policia mbyll për qarkullim rrugën kryesore në Graçanicë

Lajme

Për shkak të protestës së paralajmëruar, policia mbyll për qarkullim rrugën kryesore në Graçanicë

Më: 27 qershor 2023 Në ora: 09:04
Protestuesit

Policia e Kosovës ka njoftuar se rruga kryesore në Graçanicë nuk do të jetë e qarkullueshme për trafik për shkak të protestës të paralajmëruar për sot.

Siç bëhet e ditur në njoftim protesta pritet të fillojë në orën 11:30.

“Policia e Kosovës, me qëllim të mbarëvajtjes së protestës së paralajmëruar, që do të mbahet sot në Graçanicë, duke filluar nga ora 11:30 e deri në përfundim të protestës, do të ridrejtoj trafikun për automjetet që qarkullojnë nga Prishtina në Gjilan dhe anasjelltas, pasi që rruga kryesore në Graqanicë nuk do të jetë e qarkullueshme për trafik deri në përfundim të protestës.

Andaj për të përballuar sa më lehtë rrethanat që do të paraqiten në qarkullimin rrugor, kërkojmë ndihmën dhe mirëkuptimin e të gjithë pjesëmarrësve në trafik që përgjatë kohës sa do të zgjatë protesta të shfrytëzojnë rrugët alternative”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat