Darka në Kroaci, Hasani tregon se si i lindi dyshimi që Dekani i Juridikut s’ka doktoruar në Itali

Lajme

Darka në Kroaci, Hasani tregon se si i lindi dyshimi që Dekani i Juridikut s’ka doktoruar në Itali

Më: 19 qershor 2023 Në ora: 21:16
Profesori i Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës, Enver Hasani

Profesori i Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës, Enver Hasani, ka treguar se kur nisi të dyshonte në dekanin e Fakultetit Juridik, Avni Puka.

Hasani thotë se ka zbuluar që Puka ka falsifikuar diplomën e doktoratës që pretendonte ta ketë kryer në Itali.

E dyshimi ishte në një restorant në Kroaci, ku Puka nuk kishte arritur sipas tij ta menaxhonte një menu të ushqimit.

Sipas tij, anglishten e kishte të dobët, ndërkaq italishten fare.

“Në një darkë e sipër, kemi qenë unë dhe tre katër kolegë dhe Dekani Ukaj. Në Shqipëri italishtja është barabartë me shqipen, Kroacia është njëjtë. Ishte bisedë, ku erdhi menyja, kur po e sheh që ky person apo flet. Një anglishte shumë të dobët, italishten kryesisht zero. I thash a ke qenë në Romë o djalë”, ka thënë Hasani.

Më tutje, Hasani ka thënë se bota akademike duhet të ngritë më shumë zërin për këtë çështje.

“Bota akademike duhet që çështjen e plagjiatit të vëmë në rend të ditës. Sot kemi inteligjencën artificiale, pa këtë fazë kemi qenë katastrofë, paramendoni. Është koha e fundit që ta zgjidhim këtë çështje”, ka thënë Hasani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat