Arifi: Asociacioni autogol për Kurtin

Lajme

Arifi: Asociacioni autogol për Kurtin

Më: 13 qershor 2023 Në ora: 08:28
Dritero Arifi

Kriza në veri të Kosovës dhe krisja e SHBA-BE me kryeministrin Albin Kurti tregon që dialogu ka dështuar.

Në A2CNN analisti Dritëro Arifi deklaroi se zbatimi i marrëveshjes së asociacionit do të ishte autogol për qeverinë Kurti.

Kjo pasi Vetëvendosje e ka kundërshtuar me forcë kur ka qenë në opozitë.

Dialogu ka dështuar dhe qeveria e Kosovës po heziton të zbatojë asociacionin dhe ka mosbesim që pala tjetër nuk do të lëvizë nga pika e parë. VV e ka kundërshtuar me çdo qenie të saj dhe do ishte autogol për Kurtin asociacioni. Marrëveshja e 2013 është e ratifikuar në kuvend unë mendoj që palët do ulen. Brenda dy javëve do të kemi një përgjigje të saktë. Status quo-ja nuk do të tolerohet nga ndërkombëtarët, do të kërkojnë zgjidhje. Do të kemi të njëjtin përfundim si me tabelat, do të plotësohet të gjitha kërkesat amerikane”-ka deklaruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat