Associated Press: Përpjekja e Serbisë për dërgimin e trupave në Kosovë nënkupton konflikt me trupat e NATO-s

Lajme

Associated Press: Përpjekja e Serbisë për dërgimin e trupave në Kosovë nënkupton konflikt me trupat e NATO-s

Nga: F.B Më: 28 maj 2023 Në ora: 11:05
Foto ilustrim

Përpjekja e Serbisë për dërgimin e trupave të veta në Kosovë do nënkuptoj konflikt me trupat e atjeshme të NATO-s, ka shkruar agjencia amerikane Associated Press (AP) duke raportuar pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Serbi, transmeton “Bota sot”.

Agjencia transmeton se "kreu i lartë politik dhe i sigurisë në krye me presidentin Vuçiç, ka mbajtur mbledhje pas konfliktit të policisë së Kosovës dhe serbëve etnik një ditë më përpara, ku konfirmohet se janë lënduar dhjetë persona”.

AP shkruan se "serbët etnikë në veri të Kosovës që janë shumicë në atë pjesë të Kosovës, kanë tentuar të premten të pamundësojnë hyrjen në ndërtesa komunale të kryetarëve të zgjedhur kohë më parë në zgjedhjet lokale, ku serbët në masën më të madhe i bojkotuan, ku shqiptarët u zgjodhën kryetar dhe shumicë në Kuvendet Komunale”.

“Serbia ka kritikuar dhe gjykuar forcat paqësore të udhëhequra nga NATO të stacionuara në Kosovën fqinje për shkka mos suksesit që të ndalin aksionet si quajnë ata brutale të policisë ndaj serbëve etnik dhe kanë deklaruar se forcat e tyre të armatosura janë stacionuar afër kufirit ku do qëndrojnë në gjendje gatishmërie”, shkruan AP.

"Si përgjigje në konflikt, Vuçiç të premten urdhëroi trupat e tij ushtarake që të i afrohen kufirit të Kosovës“, përkujton agjencia amerikane.

"Kjo nuk është hera e parë që Vuçiç tërheq vërejtjen dhe kërcënon se Beogradi do përgjigjet në dhunën ndaj serbëve dhe shumë tjera ka ngritur gatishmërinë ushtarake në momentet e tensionimeve në Kosovë. Por, secila përpjekje që të dërgoj trupat e tij përtej kufirit do nënkuptonte konflikt me trupat e NATO-së të stacionuara atje”, shkruan AP.

Agjencia ka transmetuar fjalët e zëdhënëses së aleancës së NATO-s Oana Longesku, e cila ka ftuar "institucionet e Kosovës që menjëherë të sh’tensionojnë situatën dhe ka porositur se NATO", mbetet në kujdes dhe gatishmëri pët të siguruar mjedis të qetë edhe të sigurt” në Kosovë.

"ShBA dhe disa vende perëndimore kanë dënuar vendimin e qeverisë së Kosovës për shkak të përdorimit të policisë për hyrjen në ndërtesat komunale”, shkruan AP duke shtuar se kryeministri i Kosovës Kurti "ka mbrojtur aksionin e policisë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat