Jetonte i pastrehë me familjen në mbikalimin te shkolla e mjekësisë, punësohet nga kompania “RELUX”, kjo është paga

Lajme

Jetonte i pastrehë me familjen në mbikalimin te shkolla e mjekësisë, punësohet nga kompania “RELUX”, kjo është paga

Më: 23 maj 2023 Në ora: 09:18
Zeqir Sokolrexha

Ramiz Gashi, pronar i kompanisë RELUX punëson kryefamiljarin e familjes që kanë krijuar strehë në mbikalimin afër shkollës së mjekësisë në Prishtinë.

Në një lidhje direkte në emisionin e mëngjesit me Arben Ahmetin, derisa ishte duke treguar vështirësitë e jetës Zeqir Sokolrexha me prejardhje nga Peja, babi i pesë fëmijëve me të cilat ka krijuar strehë në mbikalimin te rrethi i flamurit, atij i erdh një ofertë punë nga partneri i emisionit.

Moderatori Arben Ahmeti, e pyet nëse dëshiron të punoj ai pranon.

“Mund të vij që sot të filloj punën në kompaninë tonë, pagën do ta ketë 550 euro si fillim” ishin fjalët e pronarit të transmetuara nga Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat