Mehaj e Ahmed flasin për thellimin e bashkëpunimit në aspektin e mbrojtjes

Lajme

Mehaj e Ahmed flasin për thellimin e bashkëpunimit në aspektin e mbrojtjes

Më: 9 maj 2023 Në ora: 19:39
Foto nga vendngjarja

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj në vazhdën e vizitës në Bangladesh ka takuar shefin e shtabit të forcave të armatosura të Bangladeshit, Gjeneral Sheikh Mohammad Shafiuddin Ahmed.

Përmes një njoftimi për media, thuhet se gjatë takimit të dy bashkëbiseduesit janë dakorduar për thellimin e bashkëpunimit mes vendeve tona në aspektin e mbrojtjes dhe fusha tjera me interes të të dy palëve si partnerë të barabartë.

“Trajnimet në fushat si deminimi, kërkim - shpëtimi dhe largimi i materieve të rrezikshme janë ato të cilat iu ofruam palës së Bangladeshit gjithashtu, ofruam edhe eksperiencën tonë në rritjen e numrit të grave në ushtri dhe në të ardhmen ekipet tona do të ofrojnë njohuritë e tyre rreth kësaj çështje”, thuhet në njoftim.

Nga ana e tij, Ahmed shprehu gatishmërinë për bashkëpunim dhe koordinim të mëtutjeshëm rreth trajnimeve për forca speciale, trajnime antiterror dhe për trajnime për monitorim dhe vëzhgim kufitar.

“Të gjitha këto trajnime do t'i zhvillojmë së bashku me ShBA-të”, thuhet mes tjerash në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat