Radoiçiq kërcënon pasi partitë shqiptare fituan zgjedhjet në veri

Lajme

Radoiçiq kërcënon pasi partitë shqiptare fituan zgjedhjet në veri

Më: 24 prill 2023 Në ora: 06:53
Millan Radoiçiq

Millan Radoiçiq, nënkryetari e Listës Serbe, i cili është nën sanksione nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe për shkak të dyshimeve për korrupsion dhe krim të organizuar dhe në kërkim nga Policia e Kosovës, është lajmëruar pas përfundimit të zgjedhjeve të jashtëzakonshme në katër komunat veriore.

Ai ka kërcënuar partitë shqiptare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës, pasi këto të fundit fituan në zgjedhjet lokale në katër komunat në veri.

Sipas tij, “serbët nuk do të lejojnë të udhëhiqen nga ata që mendojnë se me një apo dy për qind të votave mund të udhëheqin në veri”.

“Populli serb nuk do ta lejojë kurrë këtë”, ka thënë ai menjëherë pas përfundimit të procesit zgjedhor të dielën në veri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat