Mediat serbe njoftojë për gjetjen e trupit të pajetë, por vetëm në fund e përmendin se në gjetjen e tij kontribuoi Policia e Kosovës dhe KZh “Trepça”

Lajme

Mediat serbe njoftojë për gjetjen e trupit të pajetë, por vetëm në fund e përmendin se në gjetjen e tij kontribuoi Policia e Kosovës dhe KZh “Trepça”

Nga: F.B. Më: 23 prill 2023 Në ora: 19:29
Foto ilustrim

Media serbe ka njoftuar gjetjen e trupit të serbit 50 vjeçar në kanalin tek Zubin Potoku, pas dy ditësh kërkimi nga zhytësit. Mirëpo, vetëm në fund të lajmit njofton se në kërkimin e tij kontribuuan Policia e Kosovës dhe zhytësit e KZh Trepça, transmeton “Bota Sot”.

Trupi i serbit nga Zupçi te Zubin Potoku që u lajmërua i zhdukur para dy dite, u gjet sot në kanalin e Iber-Lepencit në afërsi të shtëpisë së tij, ka kumtuar zëvendës-komandanti i Drejtorisë rajonale Veton Elshani, shkruan “Kurir”.

Më herët është njoftuar se dyshohet se serbi S.R. (50) nga Zupçi ka rënë në kanalin e Ibër-Lepencit që gjendet afër shtëpisë së tij.

Rasti ishte njoftuar në stacionin e Policisë në Zubin Potok nga i vëllai, sipas tij ai të premten rreth orës 17.45 ka dal nga shtëpia dhe nuk është kthyer.

Dyshohet se kishte rënë në kanal në afërsi të shtëpisë tij, thuhet nga policia, ndërsa fare në fund të njoftimit thuhet se në gjetjen e trupit ndihmuan policia, zjarrfikësit dhe zhytësit e KZh Trepça.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat