​Nënshkruhet kontrata për ndërtimin e hotelit “Jadran" në Ulqin në vlerë mbi 40 milionë euro

Lajme

​Nënshkruhet kontrata për ndërtimin e hotelit “Jadran" në Ulqin në vlerë mbi 40 milionë euro

Më: 7 prill 2023 Në ora: 11:58
Foto nga nënshkrimi

Në Podgoricë është nënshkruar Aneksi IV i kontratës për ndërtimin e hotelit luksoz "Jadran" në Ulqin në vlerë mbi 40 milionë euro.

Ky nënshkrim është bërë nga drejtori i Ndërmarrjes Publike për Menaxhimin e Resurseve Detare, Mladen Mikijelj, dhe pronari i “Royal Company” nga Prishtina, Arbër Kryeziu.

Nënshkrimi i Aneksit IV të kontratës do të mundësojë investitorit të fillojë punimet përgatitore për ndërtimin e hotelit i cili do të jetë një nga hotelet më luksoze në bregdetin malazez, i një brendi të njohur globalisht, raporton KosovaPress.

Ky mega-projekt pritet të jetë një nga investimet më të mëdha në Komunën e Ulqinit.

Në nënshkrim të kontratës kanë marrë pjesë kreu i Qeverisë së Malit të Zi, Dritan Abazoviq dhe kryetari i Komunës së Ulqinit, Omer Bajraktari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat