Mbështetja e opozitës për marrëveshjen Kosovë-Serbi, Szunyog takon Abdixhikun

Lajme

Mbështetja e opozitës për marrëveshjen Kosovë-Serbi, Szunyog takon Abdixhikun

Më: 22 mars 2023 Në ora: 15:50
Foto nga vendngjarja

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka vazhduar takimet me krerët opozitar.

Ai sot ka takuar kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Szunyog ka bërë të ditur se bashkë me Abdixhikun kanë folur për mbështetjen opozitare për zbatimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë në rrugën e normalizimit të marrëdhënieve

“Duke kontaktuar partitë opozitare, sot në mëngjes takova LumirAbdixhikun dhe kryesinë e LDK-së për të diskutuar nevojën e mbështetjes së tyre për zbatimin e menjëhershëm të Marrëveshjes për rrugën e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë” ka shkruar Szunyog në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat