Sheshel mbështet Putinin, ndërsa rreth Kosovës thotë se amerikanët do ta mënjanojnë Kurtin dhe do sjellin Haradinajn

Lajme

Sheshel mbështet Putinin, ndërsa rreth Kosovës thotë se amerikanët do ta mënjanojnë Kurtin dhe do sjellin Haradinajn

Nga: F. B. Më: 18 mars 2023 Në ora: 11:38
Sheshel

Kreu i Partisë Radikale të Serbisë Sheshel ka theksuar se Serbia duhet të marr pjesë në bisedime dhe të ruaj vijat e kuqe, ndërkohë që Kurtin e ka quajtur komunist dhe nxënës të Adem Demaqit, duke qenë i bindur se amerikanët do ta mënjanojnë Kurtin dhe më vend tij të sjellin Haradinajn, shkruan “Alo”, transmeton “Bota Sot”.

Sipas tij, më e mira është që Serbia do të marr pjesë në bisedimet me Kosovën dhe të insistoj në vijat e kuqe.

Kurti po bënë gabime të mëdha. Unë besoj se amerikanët do ta mënjanojnë dhe ta kthejnë Haradinajn. Haradinaj është më i mençur se Kurti. Kurti është dogmat, komunist dhe nxënës i Adem Demaqit” theksoi Sheshel në deklaratë për Happy TV.

Lideri radikal ka theksuar se nuk do të kthehej kundër Rusisë edhe nëse amerikanët do ja japin të gjithë “Fort Noks-in” me të gjitha rezervat e arit edhe dollarëve.

“Perëndimi ka përgatitur vendosjen aktuale tash e 8 vite, por Rusia do ta çliroj Ukrainën dhe jo vetëm Ukrainën. Respektoj politikën e presidentit Putin dhe e mbështes në gjithçka që ai bënë” tha Sheshel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat