Sot varroset këmbësori që u godit për vdekje në Veternik

Lajme

Sot varroset këmbësori që u godit për vdekje në Veternik

Më: 11 mars 2023 Në ora: 10:01
Shaip Thaqi

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur dje rrugës për Veternik, ku një këmbësor ka mbetur i vdekur nga automjeti në lëvizje.

“…rreth orës 14:30 kemi pranuar informatën se në lagjen Veternik, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale.

Në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një automjet në lëvizje”, ka thënë Flora Ahmeti zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës.

Ai mësohet të jetë Shaip Thaqi nga fshati Carrallukë, dhe varrimi i tij pritet të bëhet sot në ora 15:00, sipas njoftimit të familjarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat