Gruaja e serbit të arrestuar për krime lufte: Ai ishte i ri në luftë, shoqërohej me shqiptarë, punoi në Kuvend

Lajme

Gruaja e serbit të arrestuar për krime lufte: Ai ishte i ri në luftë, shoqërohej me shqiptarë, punoi në Kuvend

Më: 8 mars 2023 Në ora: 16:11
Zorica Arsiq

Zorica Arsiq, bashkëshortja e Zlatko Arsiq, që u arrestua të martën nga Policia e Kosovës nën dyshimet se ka kryer krime lufte, po thotë se akuzat ndaj tij janë të rreme.

Mediumi serb, Kosovo Online, raporton se Arsiq ka deklauar që bashkëshorti i saj ka pasur raporte të mira me fqinjtë, si serbët, ashtu edhe me shqiptarët.

“Unë pretendoj se ai nuk ka qenë polic serb në vitin 1999, atëherë ka qenë 19 apo 20 vjeç, pas kësaj ka filluar të punojë në SHPK.” – ka thënë ajo.

Veç kësaj, Arsiq ka thënë se Zlatko Arsiq ka punuar si polic i Kosovës që nga viti 2006, deri kur u suspendua para dy viteve.

Veç kësaj, më herët ai sipas pretendimeve të bashkëshortes së tij, ka punuar edhe si rojë në Kuvendin e Kosovës.

“Është gënjeshtër dhe nuk është e vërtetë se ai ka keqtrajtuar dikë dhe për këtë mund të pyesin kë të duan. Ai ka marrëdhënie të mira edhe me shqiptarët edhe me serbët dhe gjithmonë ka bashkëpunuar mirë me të gjithë.” – tha ajo.

Mes tjerash, Arsiq ka shtuar se bashkëshorti i saj është dërguar në Prishtinë pas arrestimit dhe nuk di shumë për të.

“Erdhën e arrestuan dhe e çuan në Prishtinë, gjetën vetëm një pushkë gjuetie për të cilën ka patentë dhe të gjithë e dinë që është gjuetar, kontrolluan çdo gjë, madje edhe oborret e fqinjëve dhe nuk gjetën gjë tjetër veç pushkës. , dhe asgjë, por as nuk kishte.” – ka thënë ajo.

Ndërkohë, pas arrestimit të personit në fjalë, mbrëmë reagoi edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Sveçla përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se krimet nuk i harrojnë e as s’i falin.

“Sot jam njoftuar se është arrestuar një qytetar i nacionalitetit serb që akuzohet se gjatë vitit 1999, në cilësi të personit zyrtar, ka ushtruar dhunë, torturë e keqtrajtim ndaj civilëve të pafajshëm shqiptarë. I njejti po ashtu akuzohet se në bashkëpunim me struktura paramilitare serbe ka marrur pjesë edhe në dëbimin dhe shpërnguljen me dhunë të qytetarëve të Kamenicës.” – ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat