Publikohen me video pamjet e episodit më të trishtë të Vuçiqit në Davos

Lajme

Publikohen me video pamjet e episodit më të trishtë të Vuçiqit në Davos

Më: 20 janar 2023 Në ora: 14:38
Fotoja e presidentit serb Aleksandar Vuçiq nga paneli për Ballkanin Perëndimor në Davos shkaktoi reagime të shumta

Në llogarinë zyrtare në YouTube të Presidentit të Maqedonisë së Veriut është publikuar një video nga fillimi i panelit kushtuar Ballkanit Perëndimor, e cila do të mbahet mend, ndër të tjera, për rregullimin e karrigeve, përkatësisht do të mbahet mend për pozitën e zënë nga Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Fotoja e presidentit serb Aleksandar Vuçiq nga paneli për Ballkanin Perëndimor në Davos shkaktoi reagime të shumta në rrjetet sociale një ditë më parë pasi Vuçiq ishte ulur veç të gjithë liderëve, i vetëm.

Tash për tash nuk dihet se si ka ardhur ky rregullim i ndenjëseve, nëse ka dashur të veçohet presidenti i Serbisë apo ka mbetur pa karrige në rreshtin ku janë të gjithë të tjerët.

Fotoja tregon të dërguarin e BE-së Miroslav Lajçak, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, kryeministrin kroat Andrej Plenkoviq, kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe presidentin maqedonas Stevo Pendarovski, në llogarinë e të cilit në YouTube është publikuar edhe një video e takimit.

Video KETU

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat