Çka ndodhi me shtëpitë e destinuara për kolonizimin e serbëve në Kosovë?

Lajme

Çka ndodhi me shtëpitë e destinuara për kolonizimin e serbëve në Kosovë?

Më: 11 janar 2023 Në ora: 08:24
Shtepite

Që kur kulla e tij u kaplua nga flakët në 1999, Misin Mataj mbeti pa kulm mbi kokë.

Pavarësisht se kulla e tij në Baballoq u mbijetoi flakëve të 1903 dhe në 1912 kësaj radhe ajo u bë e pabanueshme.

I mbetur në rrugë pasi Kosova fitoj lirinë, Misin Mataj mori familjen e tij dhe u vendos në një nga shtëpitë e bardha që para luftës njiheshin si “izbeglica”.

Asnjërën Misini, por as vëllai i tij se kishte menduar se jeta e tij tash e 23 vjet do zhvillohet këtu.

Kjo lagje në Deçan filloi ndërtimin e saj në vitin 1992, 93 afër një dekade para së të fillon lufta e fundit në Kosovë.

Ndërtimi i këtyre shtëpive njëkatëshe me model të njëjtë u ideua nga pushtuesi serb që të ishte vendstrehim për popullatën serbe dhe malazeze.

Ishin pjesë  e projektit të kolonizimit të tokave shqiptare me popullatë sllave.

Tokat ku u ndërtuan ato i takonin banorëve të fshatit Baballoq, të cilët u ishin marrë pa  vullnetin e tyre për të kaluar në pronën e kooperativës bujqësore.

30 vjet pas, këto shtëpi në lagjen që tash quhet “Dëshmoret” në fshatin Baballoq të Deçanit, kanë mbetur të njëjta.

Pas luftës u shfrytëzuan nga shqiptarët të cilët mbeten pa strehë mbi kokë, ndërsa aktualisht ato po i shfrytëzojnë qytetarët nga Shqipëria dhe personat që janë me asistencë sociale.

Një numër i madhe i këtyre shtëpive janë të banueshme, ndërsa ato që nuk janë në shfrytëzim, kryejnë një funksion tjetër, ruajtjen e ushqimit për bagëti.

Nga 153 sosh vetëm 11 nga to janë nën menaxhimin e komunës

Vokshi gjithashtu theksoi se këto 11 shtëpi janë me familje që të ardhurat e tyre të vetme janë nga sociali.

Përveç lagjes së “Dëshmoreve” në Baballoq edhe në komunën e Junikut është një e njëjte.

Lagjjia Agim Ramadani në Junik, ndonëse në numër më të vogël të shtëpive, këta të fundit kanë filluar ndryshimin e pamjes së jashtme.

KIKS Kosova ka provuar ta marrë qëndrimin e komunës, por të njëjtit nuk kanë qenë të qasshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat