Historiani serb e kritikon Vuçiqin: Autokrat, dëshiron veç pushtet

Lajme

Historiani serb e kritikon Vuçiqin: Autokrat, dëshiron veç pushtet

Më: 31 dhjetor 2022 Në ora: 13:11
Millan Protiq

Historiani dhe ish-diplomati serb, Millan Protiq, ka kritikuar presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Ai ka thënë se njejtë do të jetë edhe vitit 2023, sikurse vitit 2022.

“Më shumë abuzime dhe afera, më shumë dramë në Kosovë, edhe më pak hapësirë ​​për mosmarrëveshje dhe kritika. Nuk do të bëhet më mirë. Mund të jetë vetëm më keq”, ka deklaruar Protiq, në një intervistë dhënë për Danas.

I pyetur se a mendon që presidenti Vuçiq, do të jap dorëheqje nga pozita e tij, nëse ka ngërç nga Kosova. Ai ka deklaruar se kjo është e parëndësishme sepse Vuçiqi është i interesuar vetëm për pushtet.

“Është krejtësisht e parëndësishme nëse ai do të japë dorëheqjen apo jo. Çfarëdo që të bëjë, ai do të vazhdojë të sundojë absolutisht partinë e tij dhe gjithë Serbinë. Karakteri i tij është autokratik dhe nga kjo doli se është një sëmundje e pashërueshme, pasi një person si ai është i infektuar me të, ai nuk mund të shërohet kurrë”, ka deklaruar ai.

Ditët e fundit të vitit 2022 u shënuan me arrestimet e ish-policëve të komunitetit serb në barrikadat serbe në veri, ngritja e gatishmërisë luftarake të ushtrisë dhe policisë, lirimi ish-policit serb, Dejan Pantiq dhe largimi i barrikadat.

“Ashtu siç ishte realiste që e gjithë kjo të ndodhte, nuk ishte e vështirë të supozohej se do të ndodhte një përfundim i tillë. Është e qartë se gishtat e fuqive të mëdha, në radhë të parë, amerikanëve, kanë qenë dominues për të liruar të arrestuarin dhe për t'i mundësuar kështu Presidentit të Serbisë një dalje relativisht të denjë nga situata në të cilën është sjellë. Dhe për t'ua bërë të ditur autoriteteve në Kosovë se kryeministrit Kurti nuk mund të bëjë çfarëdo që i shkon në mendje. Dhe gjithçka është bërë në atë mënyrë që asgjë nuk është thënë publikisht, por është kryer në mënyrë tipike diplomatike. Ish-polici u la i lirë ne arrest shtëpiak e kjo gjë qoi në heqjne e barrikadave”, ka deklaruar ai.

Ish-diplomati, Protiq ka folur edhe për mundësinë e hyrjes së ushtrisë serbe në Kosovë.

“Jo, nuk ka pasur asnjëherë ndonjë rrezik serioz. Ishte vetëm për përdorim shtëpiak dhe nuk është hera e pare që bënë këtë Serbia. Një muaj më parë kishim një cirk të tillë me dron. Njësoj si kryeministri në Kosovë që bën një cirk me tuba të gjatë në veri edhe ky njejtë. Bëhet fjalë për dy persona të papjekur që mendojnë vetëm për përshtypjen që do të lënë tek publiku vendas. Dhe ai publik, si në Kosovë ashtu edhe këtu në Serbi, nuk është mjaft i pjekur për të vlerësuar se për çfarë bëhet fjalë. Ai vepron dhe reagon pothuajse në mënyrë identike. Është e gjitha një lojë. Një lojë e rrezikshme, sigurisht, sepse nuk e di nëse në një moment do të dalë jashtë kontrollit, gjë që nuk çon në gjetjen e një zgjidhjeje për Kosovën sepse të dy, edhe presidenti i Beogradit edhe kryeminisri i Prishtinës, nuk do të kenë zgjidhje. Mentaliteti i tyre është i njëjtë. Të dy janë njerëz të papjekur që dinë vetëm të bëjnë inate. Që të dy gëzojnë popullaritetin që shkakton kokëfortësia e tyre në opinionin publik serb, dhe atyre shqiptar. Ata do të dorëzohen nëse kërcënimet nga jashtë bëhen vërtet serioze. Ata nuk e kuptojnë gjuhën e arsyeshmërisë dhe kompromisit. Ata pëlqejnë më së shumti kërcitjen e armëve”, ka deklaruar Protiq.

Se a do të arrihet marrëveshje mes Vuçiqit dhe Kurtit, ai ka pohuar se edhe nëse nënshkruajnë një të tillë, kjo do të jetë marrëveshje e vdekur.

“Nëse nënshkruajnë diçka, do të jetë një letër e vdekur si të gjitha marrëveshjet e mëparshme. Unë thashë, ata të dy nuk janë kuadro për politikë të përgjegjshme. Dhe vendimet e shtetit. Nëse do ta bënin, marrëveshja do të ishte tashmë në fuqi”, ka pohuar Protiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat