Çanak: Cila do të jetë përgjigja e Serbisë ndaj kërkesës për “bashkësi të komunave hungareze” në veri të Baçkës dhe autonomi për Vojvodinën

Lajme

Çanak: Cila do të jetë përgjigja e Serbisë ndaj kërkesës për “bashkësi të komunave hungareze” në veri të Baçkës dhe autonomi për Vojvodinën

Më: 27 dhjetor 2022 Në ora: 08:10
Nenad Çanak

Lideri i Lidhjes së Social Demokratëve të Vojvodinës, Nenad Çanak ka ngritur një paralele për kërkesën e Serbisë për krijimin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, ndërsa ka thënë se nëse kjo është një patriotizëm atëherë pse është tradhti të kërkohet autonomi për Vojvodinën.

Ai po ashtu do thotë se cila do të jetë përgjigja “patriotike serbe” ndaj kërkesës për “bashkësi të komunave hungareze” në veri të Baçkës.

“Pyetje: Nëse është patriotizëm të kërkosh një komunitet të komunave serbe në Kosovë dhe autonomi për të, atëherë pse është tradhti të kërkosh autonomi për Vojvodinën?

Apo, cila do të jetë përgjigja “patriotike serbe” ndaj kërkesës për “bashkësi të komunave hungareze” në veri të Baçkës?”, shkruan Çanak në Twitter. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat