Hoxha nga Mitrovica vjen me një thirrje për qytetarët: Mos blini produkte serbe - mos e forconi ekonominë e armikut!

Lajme

Hoxha nga Mitrovica vjen me një thirrje për qytetarët: Mos blini produkte serbe - mos e forconi ekonominë e armikut!

Nga: A.M. Më: 20 nëntor 2022 Në ora: 14:25
Ekrem Avdiu

Një nga thirrjet më të shpeshta që dëgjojmë, është ajo që të mos blihen produkte serbe.

Fatkeqësisht, produktet serbe po gjejnë hapësirë në marketet dhe dyqanet tona, ku madje edhe po blihen nga qytetarët.

E për këtë çështje ka folur edhe hoxha nga Mitrovica, Ekrem Avdiu në një nga ligjeratat e tij.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që të mos blejnë dhe konsumojnë produkte të Serbisë, por t’i përkrahin produktet vendore, pasi në këtë mënyrë rritet edhe zhvillohet ekonomia e vendit tonë.

“Mos blini, mos konsumoni produkte të Serbisë. Konsumoni produkte vendore", tha ndër të tjera hoxhë Avdiu, përcjell "Bota sot".

Më poshtë video me mesazhin e tij të plotë:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat