Radovanoviç: Kemi kryer shumë krime e gjenocid në BeH dhe Kosovë – Vuçiq duhet të rrëzohet

Lajme

Radovanoviç: Kemi kryer shumë krime e gjenocid në BeH dhe Kosovë – Vuçiq duhet të rrëzohet

Nga: F.B. Më: 10 nëntor 2022 Në ora: 10:28
Aleksandar Vuçiq

Një ndër kundërshtarët e shumtë të ndërtimit të urës së re mbi lumin Sava në Beograd , Rade Radovanoviç ka deklaruar se "Kemi kryer shumë krime dhe gjenocid në BeH dhe Kosovë– Vuçiq duhet të rrëzohet”, shkruan “Alo” që e etiketon atë si urrejtës të Serbisë, urave edhe Vuçiqit, transmeton “Bota Sot”.

“Kemi kryer shumë krime dhe disa gjenocide" ka deklaruar ai, duke u shpreh kundër përparimit në Serbi dhe duke dashur që popullit serb të “ia qepë” gjenocidin si turp, ka shkruar gazeta.

“Alo” shkruan se Radovanoviç është kundërshtar i urës së re mbi lumin Sava dhe njeri sipas të cilit serbët kanë kryer disa gjenocide! Në fjalimin e mbajtur në protestën kundër projektit të urës së re mbi Sava, Radovanoviç ndër tjera theksoi se “ “Nuk kishte gjenocid vetëm në Srebrenicë, por kishte edhe në Prijedor, në Sarajevë, në Mostar dhe në Kosovë” – prandaj “Vuçiq duhet të rrëzohet”.

Ky nuk është serbi i vetëm që hapur ka pranuar se serbët gjatë luftërave në vitet 90-ta formacionet paramilitare dhe ushtarake kanë kryer krime deri në gjenocid , jo vetëm në BeH por edhe në Kosovë,si dhe që bëjnë thirrje për rrëzimin e pushtetit të Vuçiqit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat