I riu nga Gjilani iu flet fjalë të ndyta të miturave në TikTok

Lajme

I riu nga Gjilani iu flet fjalë të ndyta të miturave në TikTok

Më: 30 gusht 2022 Në ora: 18:37
I riu nga Gjilani iu flet fjalë të ndyta të miturave në TikTok

Një i ri nga Gjilani, të cilit nuk i dihet emri, por se në rrjetin social TikTok është i regjistruar si “clip.donzi” ka afro 13 mijë ndjekës në llogarinë e tij.

Në shumë video që ai i poston në këtë llogari, ai nuk e kursen fjalorin e ndytë, të cilin ai e përdor edhe me fëmijë.

Media ka siguruar disa video nga profili i tij, nga të cilat mund të vërehet se në to janë të përfshirë fëmijë dhe se personi me nofkën “clip.donzi” përdor fjalor banal me ta.

Kujdes: Në video ka gjeste dhe fjalor të papërshtatshëm

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat