Haxhi Shala: Nuk ushtroj fitnes me të Vetëvendosjes se ata janë fëmijë

Lajme

Haxhi Shala: Nuk ushtroj fitnes me të Vetëvendosjes se ata janë fëmijë

Më: 19 korrik 2022 Në ora: 12:47
Haxhi Shala

Tash e sa vjet, fitnesi është përditshmëria e tij.

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haxhi Shala e ka shumë të lehtë ta mbajë rutinën e ushtrimeve në mëngjes, pasi siç thotë ushtrimet e pasdites dhe mbrëmjes kanë më shumë gjasa të jenë në konflikt me përgjegjësitë e tjera që ka gjatë ditës.

Karakteristika kryesore e fitnesit është vetë kujdesi i përhershëm, nëpërmjet ushtrimeve të vazhdueshme dhe ushqimit të shëndetshëm.

Madje Shala thotë se këmbëngulja është thelbësore për të fituar një gjendje të mirë shëndetësore dhe praktikimi i fitnesit është më i miri.

Të ushtruarit fitnes, Shalës ia dhe largon stresin.

Duke ushtruar, Shala thotë se me të gjithë do të ushtronte përveç se me deputetët e Vetëvendosjes.

“Ata janë fëmijë”, shprehet Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat