Vuçiq bisedoi me Borel – apo i fut Vuçiq në “kurth” kryeministrat e Shqipërisë edhe Maqedonisë?

Lajme

Vuçiq bisedoi me Borel – apo i fut Vuçiq në “kurth” kryeministrat e Shqipërisë edhe Maqedonisë?

Nga: F. B. Më: 21 qershor 2022 Në ora: 15:39
Aleksander Vuçiq dhe Borel

Presidenti i Serbisë, Vuçiq ka biseduar sot me përfaqësuesin e lartë të BE-së Borel, të cilit i ka thënë se nesër do të kumtojë qëndrimin e përbashkët me Shqipërinë edhe Maqedoninë rreth pjesëmarrjes apo bojkotimit të samitit, shkruan “B92”, transmeton “Bota Sot”.

Shtrohet pyetja, a është solidarizimi dhe bojkoti kurth i Serbisë për Shqipërinë dhe Maqedoninë, kur këto presin dritën e gjelbër për fillim të bisedimeve dhe kur Serbia është në thumb të kritikës dhe momentit kyç të vendos cilën anë mban në luftën e Ukrainës?

Në kumtesën e zyrës së shtypit të presidencës serbe thuhet se në bisedën telefonike Vuçiq i ka thënë Borelit se nesër në mesditë publikohet qëndrimi i Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë rreth pjesëmarrjes eventuale në samitin e BE-së dhe vendeve të Ballkanit që do të mbahet në Bruksel.

Vuçiq në “prag të samitit të BE-së dhe Ballkanit” e njoftoi Borelin se sot kishte biseduar me telefon me Ramën dhe Kovaçevskin dhe “është arritur marrëveshja që pas konsultimeve me qeveritë përkatëse dhe ekipet këshilluese, nesër në mesditë të publikohet vendimi i përbashkët rreth pjesëmarrjes në këtë tubim ".

Futja në “lojë” e bisedimeve dhe diskutimi për bojkotin eventual të pjesëmarrjes në Samitin e BE-së dhe vendeve të Ballkanit, po ndodhë në kohën kur Shqipëria edhe Maqedonia presin sinjalin për fillimin e bisedimeve për anëtarësim dhe situata shumë kritike dhe kërkesës së qartë nga BE se “Serbia duhet të marr anë, në konfliktin përkatësisht invadimin rus”, nuk është asgjë tjetër pos rreshtim me dike që mbështet indirekt luftën dhe nuk vendos sanksione dhe futja  e therës në këmbë të shëndoshë nga Rama e Kovaçevski, rrjedhimisht Shqipëria e Maqedonia e Veriut.

Gazeta “B92” shkruan se Vuçiq dhe përfaqësuesi i lartë Borel kanë biseduar edhe rrteh raundit të sotshëm të bisedimeve në Bruksel ndërmjet negociatorëve kryesor, ku Borel shprehu kënaqësinë për përparimin e arritur përkatësisht miratimin e marrëveshjes për energji dhe hartës së përmbushjes së saj.

Nga zyra e shërbimit me media, thuhet se Vuçiq i ka thënë Borelit  se Serbia është e përcaktuar për dialog dhe zgjidhjen e çështjeve të hapura dhe arritjen e marrëveshjes së qëndrueshme  në dobi të jetës së përditshme të serbëve e shqiptarëve dhe paqes e stabilitetit në rajon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat