Tomiç: Lajm i keq për Serbinë kërkesa e kancelarit gjerman për pranimin e pavarësisë së Kosovës

Lajme

Tomiç: Lajm i keq për Serbinë kërkesa e kancelarit gjerman për pranimin e pavarësisë së Kosovës

Nga: F. B. Më: 13 qershor 2022 Në ora: 09:25
Olaf Scholz, Aleksander Vuçiq

Vizita e kancelarit gjerman Olaf Scholz në Serbi nuk ishte aq dramatike sa ishte paralajmëruar në një pjesë të medieve, sikur që nuk mund të konsiderohet as historike nëse krahasohet me vizitën e kancelares Merkel në vitin 2011, vizita konfirmoi lidhjet e afërta mes dy vendeve, por ndodhi një gjë e re me rëndësi tregimi për njohjen e ndërsjellë dhe ky është lajm i keq për Serbinë, vlerësoi gazetari Nikola Tomiç.

Sipas tij, kjo vizitë është konfirmim i lidhjeve të afërta mes Serbisë edhe Gjermanisë, por lajmi i hidhur është kërkesa e kancelarit Sholc për njohje të ndërsjellë përkatësisht pranimin e pavarësisë së Kosovës.

"Lajmi i keq për në është se gjermanët kanë nis dërgimin e porosive, të cilat deri tahs dërgonte vetëm Amerika. Gjermanët, edhe ashtu e pranojnë pavarësinë e Kosovës dhe dëshirojnë që edhe Serbia të pranojë këtë pavarësi, nuk janë shpreh rreth kësaj përpara dhe kjo nuk është as politika e përbashkët e BE-së”, tha ai për “Tanjug”.

Tomiç shtoi se BE ka 5 anëtarë që nuk e kanë pranuar Kosovën dhe që nuk thonë se do ta bëjnë atë, duke vlerësuar se duhet pasur parasysh që të kërkohet njohja ne ndërsjellë me Kosovën, kjo nuk është korrekte por as nuk shpreh qëndrimin e përbashkët të BE-së.

"Natyrisht pozicioni i Serbisë është më i vështirë se përpara dhe duhet të përpiqemi e luftojmë sa dimë e sa mundemi. Ndërsa lidhur me sanksionet ndaj Rusisë, Sholc praktikisht përsëriti atë që thonë të gjithë në periudhën e  kaluar e kjo është se nga ne pritet vendosja e sanksioneve Rusisë, sa më parë e jo brenda 6 a një viti”, tha  Tomiç.

Ai theksoi se Serbia po bënë politikën e hapave të vegjël të distancimit nga Rusia dhe ajo është e dukshme për perëndimin dhe BE-në, por na ne kërkohet më shumë, po a do të ndodhë kjo në shtator, apo tetor apo nuk do të ndodhë fare, duhet të vendosin qytetarët e Serbisë dhe Vuçiq bazuar në vlerësimin dhe mangësitë që ka një hap i tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat