Zaharova akuzon perëndimin për armatosjen e Ukrainës dhe ia tërheq vërejtjen Ballkanit

Lajme

Zaharova akuzon perëndimin për armatosjen e Ukrainës dhe ia tërheq vërejtjen Ballkanit

Nga: F.B. Më: 9 qershor 2022 Në ora: 08:57
Foto ilustrim

Sot është dita e 105 e luftës në Ukrainë, prej nga njoftimet janë kontradiktore dhe shqetësuese si për humbjet në njerëz po ashtu edhe lidhur me kontrollin e forcave agresore ruse apo forcave ukrainase mbrojtëse, ndërkohë që ka njoftime për dërgesa të reja të armatimit për forcat ukrainase.

Krahas kësaj, zëdhënësja e ministrisë së jashtme ruse Maria Zaharova ka kritikuar dhe akuzuar perëndimin sikurse që ka tërheq vërejtjen për Ballkanin, shkruan “Beta” transmeton “Bota Sot”.

Pas njoftimit për mbështetja në armatim nga disa vende perëndimore përfshirë edhe Kanadanë, Zaharova ka theksuar se vendet e perëndimit janë duke injoruar faktin se dërgesat në armatim dhe pajisje tjera të dedikuara Ukrainës, shpesh përfundojnë në tregun e zi të armatimit në Evropën perëndimore.

“Perëndimi po injoron faktin se dërgesat e armatimit po përfundojnë në tregun e zi të armëve dhe do ndikojnë zgjerimin e tregut të zi, një pjesë e të cilave përfundon edhe si kontrabandë edhe në vendet e Ballkanit si Bosnje e Hercegovinë , Shqipëri dhe Kosovë” tha Zaharova duke tërheq vërejtjen për pasojat e mundshme nga kjo.

Kjo nuk është hera e parë që kërcënohen vendet e Ballkanit dhe përmendën ato, më herët shqiptarët dhe Kosova ishin përmendur edhe si pjesë të forcave mercenare që janë rekrutuara edhe janë futur në Ukrainë për të luftuar kundër forcave ruse.

“Perëndimi po beson se kjo kartë me të cilën luajnë ata shkon në një drejtim, besojnë se po lirohen nga armatimi i vjetruar me të cilin pajisin Ukrainën apo ndonjë vend të tretë. Por, po harrojnë se dërgesat e këtyre pajisjeve do ndikojnë në rritjen e tregut të zi të armëve, posaçërisht në Evropën perëndimore dhe në Ballkan” ka deklaruar Zaharova , transmeton “TASS”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat